Sakuadra shqiptare që bënë pjesë në elitën e futbollit maqedonas, Shkupi po merr pjesë edhe këtë vit në garat evropiane.
Shkupi ka zhvilluar ndeshjen e parë në raundin e parë në Ligën e Evropës në udhëtim te Pyunik Yerevan nga Armenia.
Edhe pse kishin epërsi të dy golave 1-3, në fund shkupjanët u desh të kënaqen me vetëm një barazim 3-3.
Gjithsesi ky barazim jashtë fushës së tyre është shumë i mirë, për faktin se pas një jave luajnë ndeshjen kthyese në kryeqytetin maqedonas.
Muharem Bajrami me dy gola si dhe Ilieski me një tjetër ishin autorët e golave për skuadrën shqiptare. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=TFT6qg7Q2Zw
https://www.youtube.com/watch?v=WIfO-iQkHgs