Shkupi dhuroi spektakël në “Toshe Proeski” në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampioqëve, në përballjen ndaj Lincoln Red Imps.
Kampionët e Maqedonisë së Veriut fituan bindshëm me rezultatin 3-0, në një ndeshje që e dominuan nga fillimi deri në fund.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 11-të falë një goli nga Mamadou Danfa.
Në minutën e 29’, ishte Sunday Adetunji që realizoi me një super goditje, duke dyfishuar rezultatin për vendasit, për ta mbyllur fraksionin e parë me rezultatin 2-0.
Teksa pjesa e dytë nuk nisi shumë mirë për Shkupin, pasi në minutën e 54’ mbeti me 10 lojtarë, me Margvelashvili mori kartonin e dytë të verdhë dhe la fushën e lojës.
Megjithatë vendasit nuk hoqën dorë dhe në minutën e 62’ rezultati u thellua pas një autogoli nga Chipolina.
Ndeshja e kthimit do të luhet më 12 korrik në “Victoria Stadium”./Telegrafi/