Shkupin do të luajë kundër Shkëndijës në fazën çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut.
Sot në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut u hodh shorti për formimin e dysheve rivale për fazën e çerekfinales së Kupës.
Goglat e shortit vendosën që Shkëndija për rival të ketë FC Shkupin.
Ashtu si vitin e shkuar edhe këtë edicion gara e Kupës vazhdon me sistemin e ndeshjeve teke (luhet vetëm një ndeshje) dhe po përmes shortit vendoset ekipi që do të luajë si vendas, në këtë rast Shkupi. Takimi Shkupi-Shkëndija do të luhet më 09 nëntor në Çair me fillim në orën 13:00.
Short më i lehtë është për Sileksin, që në terrenin vendas do të përballet me anëtarin e Ligës së Dytë, skuadrën e Vardarit.
Ndërkohë mbrojtësi i titullin në Kupën e Maqedonisë, skuadra e Makedonija Gj.P., do të takohet me Akademia Pandevin.
Ndërsa në Strugë, lideri aktual i Ligës së Parë, Struga Trim Lum do të sfidojë skuadrën e Bregallnicës.
KUPA –ÇEREKFINALET
Sileksi – Vardari
Makedonija Gj.P. – Akademia Pandev
FC Shkupi – Shkëndija
Struga Trim Lum – Bregallnica