Telegrafi

Struga Trim Lum pret Shkupin, Shkëndija luan kundër Rabotniçkit

Nesër (08.03.2023) do të luhet xhiroja e 22-të e Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, ku do të zhvillohet derbi në mes Struga Trim Lum dhe Shkupin.

Të dyja skuadrat do të ‘luftojnë’ për kreun e tabelës, me struganët që mbajnë aktualisht vendin e parë dhe do të jenë përballë kampionëve në fuqi, duke tentuar ta ruajnë atë pozitë.

Kujtojmë se nesër përherë të parë si trajner i Strugës Trim Lum do të debutojë Shpëtim Duro.

Në ndeshjen tjetër e cila do të zhvillohet në Tetovë, Shkëndija do të luajë kundër Rabotniçkit.

Në ndeshjet tjera Skopje pret Makedonija GjP, Akademija Pandevi do të luajë kundër Pobedës, ndërsa Sileksi kundër Bregallnicës.

Këtë xhiro Tikveshi do të jetë i lirë.

Struga Trim Lum kryeson tabelën me 39 pikë, ndjekur nga Shkupi me 38 pikë, ndërsa Shkëndija dhe Sileksi kanë nga 32 pikë./Telegrafi/