Kampioni i Maqedonisë së Veriut, Shkupi, e ka humbur edhe ndeshjen e dytë ndaj Shamrock Rovers në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës dhe është eliminuar nga kjo garë.
Sfidë e parë të zhvilluar si mysafir e humbi me rezultat 3-1, ndërsa pas ndeshjes kthyese në Todor Proeski Arena (1-2), eliminohet me rezultat të përgjithshëm prej 5-2.
Të tre golat u realizuan në pjesën e dyte, me skuadrën irlandeze që krijoi epërsi të dyfishtë përmes Rory Gaffney (65’) dhe Aidomo Emakhu (85’).
Group Stage football secured ✅#RoversInEurope pic.twitter.com/OuRkr45tSE
— Shamrock Rovers FC (@ShamrockRovers) August 9, 2022
Sunday Adetunji shënoi një gol për ekipin nikoqir në minutat shtesë (90’+1) sa për ta zbutur humbjen.
Si skuadër humbëse, Shkupë do të vazhdojë në fazën ‘play-off’ të Ligës së Konferencës, derisa Shamrock Rovers kualifikohet në fazën ‘play-off’ të Ligës së Evropës. /Telegrafi/