Skuadra tjetër shqiptare në garat evropiane, FC Shkupi ka zhvilluar ndeshjen e parë në Evropë.
Ekipi nga kryeqyteti i Maqedonisë, ka pësuar humbje në udhëtim tek gjiganti skocez Glasgow Rangers.
Shkupjanët pësuar humbje 2-0 edhe pse treguan lojë mjaftë të mirë përballë Rangers.
Gjithsesi vendasit golin e parë e shënuan në minutën e 23-të kur Murphy realizoi pas asistimit nga Tavernier.
Golin e dytë Rangers e arritën në fund të takimit.
Ishte mesfushori i Kosovës, Rron Broja që shkaktoi penallti në minutën e 91-të.
Nga pika e bardhë i saktë u tregua mbrojtësi i djathtë, Tavernier duke shënuar për rezultatin përfundimtar 2-0.
Kësisoj legjenda angleze Steven Gerrard e nisi me fitore aventurën e tij si trajner i Rangers.
Ndërkohë Shkupi do të tentojë rikthimin pas një jave në Maqedoni. /Telegrafi/