Telegrafi

Shkupi ndalet nga Tikveshi, fitojnë Voska Sport dhe Gostivari

Shkupi është ndalur me barazim nga Tikveshi, ndërsa fitore kanë regjistruar Voska Sport dhe Gostivari në ndeshjet e luajtura sot në kuadër të xhiros së 10-të në Superligën e futbollit në Maqedoninë e Veriut.

Skuadra nga Çairi nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 me Tikveshin në Kavadar.

Zhbllokimi i rezultatit erdhi në minutën e 23-të kur Spahiu shënon për epërsi 1:0 të vendasve. Gëzimi i vendasve nuk zgjati shumë pasi në minutën e 37-të Vosha me një goditje nga distanca barazoi shifrat në 1-1, por deri në fund nuk kishte ndryshim në rezultat, me të dyja skuadrat që arkëtuan vetëm nga një pikë nga ky takim.

Ndërkohë, fitore ka marrë Gostivari që mundi me rezultat 1-0 Brera Strumicën.

Golin e triumfit për ekipin shqiptar e realizoi Kehinde në minutën e 14-t. Fitore dhe tre pikë mori edhe Voska Sport që mundi Makedonija Gjorce Petrovin me rezultat 2-1, ndërsa me të njejtat shifra Bregallnica triumfoi ndaj Rabotniçkit.

Xhiroja 10-të në Superligën e Maqedonisë vazhdon edhe nesër me dy ndeshje tjera, ku Shkëndija do të përballet me Vardarin në kryeqytet, ndërsa Struga Trim Lum do të pret në shtëpi Sileksin e Kratovës. Të dyja këto takime do të luhen nga ora 14:00. /Telegrafi/