FC Shkupi sot është përballur me Levski Sofia në kuadër të turit të dytë në UEFA Conference League, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Në ndeshjen e parë që u zhvillua në stadiumin “Todor Proeski”, humbi nga Levski me rezultat 0-2. Golin e parë mysafirët e shënuan në pjesën e parë me anë të Welton Felipe në minutën e 31-të.
Shkupi krijoi një mundësi shumë të mirë në minutën e 45-të ku Cephas e kalon topin sipër portierit te Levski Sofia dhe ishte shumë pranë golit të barazimit, por Dimitrov ia del ta largoj në vijën “fatale”.
Në minutat në vazhdim të pjesës së dytë Levski shënoi edhe golin e dytë përmes Ronaldos (90+4)
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet javën e ardhshme (03.08.2023) në Sofje të Bullgarisë./Telegrafi/