Shuhet ëndrra e Shkupit për t’u kualifikuar në raundin e tretë të Ligës së Kampionëve.
Skuadra e shqiptarëve u mposht 1-0 në “Todor Proeski” të kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut nga Dinamo e Zagrebit, duke hedhur poshtë barazimin e marrë me plot meritë (2-2) në stadiumin “Maksimir”.
Golin e vetëm të këtij takimi, që rezultoi vendimtar për kualifikimin e Dinamos, e realizoi një shqiptar, pikërisht Arijan Ademi, që kishte shënuar edhe në sfidën e parë.
Pavarësisht humbjes, Shkupi duhet përgëzuar për lojën e zhvilluar, madje në shumë raste iu afrua golit, por ishte pa fat.
Gjithsesi, përvoja e Shkupit në Evropë nuk ka përfunduar, pasi do të luajë në raundin e tretë të Ligës së Evropës kundër Shamrock Rovers. /Telegrafi/