Site icon Telegrafi

Shkupi luan kundër Rabotniçkit, Shkëndija pret Ak. Pandevin

Këtë fundjavë do të luhet xhiroja e 23-të e Ligës së Parë të Futbollit në Maqedoninë e Veriut, ku ndeshja e parë do të luhet ditën e shtunë në mes Sileksit dhe Skopjes.

Ndeshjet tjera që do të zhvillohen të dielën janë: Shkëndija do të jetë nikoqir i Akademija Pandevit, Bregallnica luan kundër Pobedës.

Lideri i Tabelës Struga Trim Lum do të luajë kundër Makedonia GjP, ndërsa Shkupi pret Rabotniçkin.

Lider i tabelës është Struga Trim Lum me 42 pikë, ndjekur nga Shkupi me 38 pikë dhe Shkëndija me 35 pikë./Telegrafi/

Exit mobile version