Shkupi ka marrë fitore minimale ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit në duelin e vlefshëm për xhiron e 15-të në Superligën e Maqedonisë së Veriut. Bardheblutë nga Çairi fituan me golin e vetëm të mbrojtësit Mladenovski të realizuar me kokë në minutën e 66-të të takimit.
Skuadra tjetër shqiptare, Gostivari nuk ka shkuar më shumë së një barazim pa gola në përballjen me Rabotniçkin në kryeqytet të luajtur në stadiumin “Petar Milloshevski” pranë Federatës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Ndërkohë kujtojmë se dy ndeshje që ishin në program të ditës së sotme në kuadër të xhiros së 15-të në Superligën e Maqedonisë u anuluan për shkak borës dhë në këtë situatë Struga Trim Lum – Voska Sport si dhe Sileksi – Vardari do të luhen me 6 dhjetor nga ora 13:00. /Telegrafi/