Site icon Telegrafi

Shkupi fiton derbin e kryeqytetit ndaj Vardarit në Çair

Derbi i kryeqytetit i ka takuar Shkupit që mposhti Vardarin në Çair me rezultat 3:0 në duelin e vlefshëm për xhiron e 25-të në Superligën e Maqedonisë së Veriut.

Pjesa e parë nuk prodhoi gola, duke u mbyllur me rrjeta të paprekura në Çair, teksa në pjesën e dytë, bardhekaltërit gjetën golat e triumfit në këtë derbi. I pari që zhbllokoi shifrat ishte Dudu, që realizoi në minutën e 54-t për epërsi 1:0. Në të 68-tën Trapanovski dyfyshoi shifrat dhe vetëm nëntë minuta më vonë Gronner me shumë stil vulosi shifrat finale në 3:0.

Kujtojmë se të dyja skuadrat këtë ndeshje e mbyllën me nga një lojtar më pak në fushë, pasi nga radhët e Vardarit me karton të kuq u përjashtua Ristovski, ndërsa nga ana e Shkupi, Rëatubyaye.

Në takimin tjetër që ishte në program të ditës së sotme nuk kishte fitues, pasi në Kavadar, Tikveshi dhe Sileksi barazuan 1:1.

Xhiroja e 25-të vazhdon nesër me katër ndeshje tjera, ku Shkëndija e Tetovës në shtëpi pret Bregallnicën. Struga Trim Lum përballet me Voska Sport, teksa Gostivari takohet me Makedonija Gjorçe Petrovin. Gjithashtu pjesë e programit është edhe ndeshja Brera – Rabotniçki.

Të gjitha sfidat luhen nga ora 15:00./Telegrafi/

Exit mobile version