Shkupi dhe Voska Sport janë dy skuadrat e vetme shqiptare që i vazhdojnë garat në Kupën e Maqedonisë së Veriut, pasi Shkëndija, Struga Trim Lum dhe Gostivari u eliminuan në 1/8 e finales.
Dy ekipet shqiptare të mbetura në këtë garë, kanë mësuar emrat e kundërshtarëve me të cilët do të përballen në çerekfinale të Kupës.
Përmes shortit të hedhur në Federatën e futbollit të Maqedonisë, Shkupi mori për kundërshtarë Rabotniçkin, përderisa Voska Sport u shortua me Bregallnicën e Shtipit.
Mbrojtësit e trofeut, Makedonija Gjorçe Petrov do të përballet në shtëpi me ekipin e Sileksit, teksa Brera Strumica do të luaj në transfertë në Kavadar kundër Tikveshit.
Ndeshjet çerekfinale të Kupës janë programuar të luhen me 8 nëntor në orën 13:00. /Telegrafi/