Superliga e Maqedonisë së Veriut në futboll sa shkon drejt fundit të sezonit, bëhet edhe më interesante, teksa vëmendja më e madhe është te kreu, aty tre skuadrat shqiptare luftojnë për titullin e kampionit.
Xhiroja e 27-të e luajtur në fundjavën që lamë pas, nuk solli ndryshime te kreu, por ngushtoi diferencën mes të parit, të dytit dhe të tretit.
Struga gaboi, pasi u ndal me barazim 2:2 nga Bregallnica e Shtipit, përderisa Shkupi dhe Shkëndija e shfrytëzuan mirë, duke regjistruar fitore.
Ekipi Shpëtim Duros vazhdon ta mbaj kreun e renditjes me 55 pikë të grumbulluara, por tashmë Shkupi në vendin e dytë ka vetëm një pikë më pak se kampionët, teksa Shkëndijën e ndajnë vetëm tre pikë.
Në vijim është Sileksi në vendin e katërt me 37 pikë, duke u ndjekur nga Tikveshi dhe Gostivari me nga 36 pikë secila.
Pozita e shtatë mbahet nga Brera Strumica me 33 pikë në konto, duke lënë pas vetes Rabotniçkin me dy pikë më pak.
Katër pozitat e fundit mbahen nga Vardari (29 pikë), Vosa Sport (28 pikë), Bregallnica (26 pikë) dhe Makedonija Gjorçe Petrov (25 pikë).
Xhiroja e radhës në Superligën e Maqedonisë së Veriut luhet me 21 prill./Telegrafi/