Telegrafi

Shkupi me Bregallnicën në Kumanovë, Shkëndija ndaj Rabotniçkit te stadiumi i FFM-së

Fundjava rikthen futbollin elitar në Maqedoninë e Veriut pas pauzës dy javore. Në program është xhiroja e 11-të e kampionatit, ndërsa një ndryshim sa i përket vendit të zhvillimit të ndeshjes ka pësuar FC Shkupi.

Bardhekaltërit përballen me Bregallnicën në këtë xhiro dhe nuk do të luajnë në Çair. E njëjta ndeshje të luhet në Kumanovë te stadiumi i KF Bashkimit.

Vendimi është zyrtarë dhe është i konfirmuar edhe nga ana e Shkupit. Kjo zhvendosje vjen pasi në stadiumin e Çairit është duke u riparuar fusha që me shumë gjasë edhe për ndeshjen e Kupës në javën e ardhshme, Shkupi do të duhet të gjej një alternativë tjetër se ku do të luajë.

Ndërkohë ndryshim sa i përket vendit të stadiumit do të ketë edhe në ndeshjen e 1/8 së finales së Kupës ndërmjet Rabotniçkit dhe Shkëndijës.

Ndeshja është caktuar për të mërkurën e ardhshme, ndërsa në vend stadiumit “Boris Trajkovski” ku shkupjanët luajnë si vendas, ky takim do të luhet në stadiumin “Petar Milloshevski” pranë Federatës së futbollit të Maqedonisë./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore