Telegrafi

Shkupi barazon me Tikveshin në gjysmëfinalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut

FC Shkupi nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola ndaj Tikveshit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut.

Dueli i luajtur pasditen e sotme në stadiumin e Çairit, nuk prodhoi gola as në pjesën e parë e as në të dytën edhe përkrahë tentimeve nga të dyja palët, duke u mbyllur në fund me barazim dhe rrjeta të paprekura.

Ndeshja e kthimit ndërmjet Shkupit dhe Tikveshit, aty ku do të vendoset edhe kualifikuesi për në finale, do të zhvillohet në Kavadar me 17 prill.

Ndërkohë në program të ditës së nesërme është ndeshja tjetër gjysmëfinale e Kupës ndërmjet Voska Sport dhe Makedonija Gjorçe Petrovit, e cila do të luhet në Ohër, duke nisur nga ora 15:00./Telegrafi/