Telegrafi

Shkruhet historia në Ligën Premier, Gomes futbollisti më i ri që luan në PL (Foto)

Java e fundit në elitën e futbollit anglez ka shkruar një histori të bukur.

Finalisti i Ligës së Evropës, Manchester United ka triumfuar me rezultat të pastër 2-0 ndaj Crystal Palace.

Ishte minuta e 88-të kur në Ligën Premier debutoi futbollisti më i ri në moshë në histori të këtij kampionati.

Mesfushori i talentuar anglez, Angel Gomes është futur në fushë në vend të kapitenit Wayne Rooney.

Gomes ka vetëm 16 vite dhe 263 ditë, ndërsa më 31 gusht ai feston ditëlindjen e tij të 17-të. /Telegrafi/

Gomes është kapiten i Kombëtares së Anglisë U17