Telegrafi

Shkruhet historia në Angli, Welch do të bëhet femra e parë që do të gjykojë në Ligën Premier

Rebecca Welch do të jetë femra e parë që do të gjykojë një ndeshje futbolli të Ligës Premier, ka bërë të ditur në faqen e kësaj gare.

Welch është caktuar si gjyqtare kryesore e ndeshjes mes Fulhamit dhe Burnley, që do të luhet më 23 dhjetor në Londër.

Anglezja është në listën e FIFA-s që nga viti 2015, ndërsa këtë verë ka gjykuar ndeshjet në Kupën e Botës për femra.

Ajo drejtoi ndeshjet e FA dhe të Kupës së Ligës për meshkuj në Angli, dhe në Ligës Premier ishte gjyqtarja e katërt në ndeshjen midis Fulham dhe Manchester United më 4 nëntor.

Të shtunën e ardhshme ajo më në fund do të drejtojë një ndeshje të Ligës Premier si gjyqtare e parë. /Telegrafi/