Kapiteni kinez i një anije është arrestuar në Tajvan rreth vrasjeve misterioze të ekuipazhit të një barke, të cilët u qëlluan për vdekje në Oqeanin Indian rreth tetë vite më parë.
Pamjet e këtij momenti rrëqethës shfaq burrat që masakrohen në ujë, derisa tentojnë të mbijetojnë duke qëndruar mbi copëzat e barkës së shkatërruar, ku një grup peshkatarësh qeshin derisa i qëllojnë me armë, transmeton Telegrafi.
Vrasjet ishin kryer në rrethana misterioze pasi që identiteti i viktimave nuk dihet, ndërsa anija e tyre Ping Shin 101 u fundos dy vite më parë në oqean duke e vështirësuar edhe më shumë hetimin e rastit.
Por në gusht të këtij viti, kapiteni i anijes Wang Feng Yu u arrestua në momentin që u shfaq në bregun tajvanez, thuhet në dokumentet e prokurorisë.
E pamjet e vrasjeve fituan vëmendjen e opinionit nëpër botë, pasi u publikuan në internet pasi ishin filmuar me telefon të mençur.
Në video shihet se si një burrë në gjuhën mandarinë urdhëron të tjerët me fjalën “qëlloni, qëlloni”.
Raportohet se rreth 40 plumba ishin shkrepur për 10 minuta duke vrarë të paktën katër persona, disa prej të cilëve shihen ende duke qëndruar mbi ujë dhe të larë në gjak. /Telegrafi/