Site icon Telegrafi

Shkon në tre numri i lojtarëve të Brightonit të infektuar me coronavirus, rrezikohet rifillimi i Ligës Premier

Klubi anglez, Brighton ka konfirmuar se pas testimeve të bëra edhe një lojtarë ka rezultuar pozitiv me coronavirusin e njohur si Covid-19 duke quar në tre numrin e të infektuarve.

Liga Premier ishte afër një marrëveshje për rifillimin e stërvitjeve dhe pastaj edhe rifillimin e kampionatit aty ku ka mbetur.

Megjithatë, një gjë e tillë tashmë është vështirësuar pasi ka futbollistë në mesin e klubeve të Ligës Premier që janë të infektuar me coronavirus.

Është klubi i Brightonit që ka konfirmuar se tashmë një futbollistë i tyre kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 pas testeve të bëra.

Lexo po ashtu Brighton bëhet skuadra e parë që refuzon të vazhdojë sezonin në stadiume neutrale

Në mars klubi konfirmoi që tre lojtarë ishin testuar pasi treguan simptoma të virusit dhe se njëri që rezultoi negativ atëherë, tashmë ka rezultuar pozitiv duke e quar në tre numrin e të infektuarve në këtë klub.

“Është një shqetësim. Fatkeqësisht kemi pasur një rezultat pozitiv të lojtarit të tretë, kështu që përkundër të gjitha masave që kemi marrë gjatë javëve të fundit, ku lojtarët nuk janë përfshirë në ndonjë stërvitje, akoma një lojtar teston pozitivisht me coronavirus”, ka shefi ekzekutiv i klubit Paul Barber për Sky.

“Pra, ka shqetësime dhe unë mendoj se është normale që të gjitha klubet t’i kenë ato shqetësime”.

“Ne duam të sigurohemi që bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që ato protokolle të jenë në vend, të jenë të sigurt dhe të zbusin rrezikun aq sa mundemi”, përfundoi Barber.

Lojtarët e Brighton do të vazhdojnë të stërviten individualisht në ambientet e klubit, ndërsa lojtari pa emër i rezultuar pozitivisht tani do të shkojë në izolim për 14 ditë. /Telegrafi/

Exit mobile version