Telegrafi

Shkon në dy numri i futbollistëve të vrarë në Ukrainë

Federata Ndërkombëtare e Futbollistëve Profesionistë (FIFPRO) ka njoftuar për vdekjen e dy lojtarëve ukrainas si pasojë e operacionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë.

Fillimisht gjatë ditës u njoftuar për vdekjen e Dmytro Martynenkos (25 vjeç).

Më vonë është njoftuar edhe për vdekjen e të riut, Vitalii Sapylo (21 vjeç), i cili ishte pjesë e ekipit të të rinjve të Karpaty Lviv.

Lexo po ashtu Konflikti në Ukrainë shkakton viktimën e parë nga futbolli

Klubi ka njoftuar se ai ka vdekur të premten e kaluar.

Martynenko, i cili luajti për FC Gostomel, vdiq pasi bombat ruse goditën shtëpinë e tij gjatë një prej sulmeve.

“Mendimet tona janë me familjet, miqtë dhe shokët e skuadrës së futbollistëve të rinj ukrainas Vitalii Sapylo (21) dhe Dmytro Martynenko (25), humbjet e raportuara të futbollit në këtë luftë”.

“U prefshin ne paqe te dy”, thuhet në njoftimin e FIFPRO. /Telegrafi/