Të paktën 46 persona humbën jetën dhe disa të tjerë pësuan lëndime të rënda si pasojë e një zjarri në një ndërtesë 13-katëshe në Tajvanin jugor, thonë zyrtarët.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, një ndërtesë banimi në qytetin e Kaohsiung u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit të së enjtes, tha departamenti lokal i zjarrfikësve.
Zjarrfikësve iu deshën më shumë se katër orë për të shuar zjarrin.
Departamenti i zjarrfikësve i tha BBC-s se 79 persona u dërguan në spital, përfshirë 14 në gjendje të rëndë.
Shkaku i zjarrit mbetet i paqartë dhe hetuesit ndodhen në vendngjarje.
Zyrtarët paralajmëruan se njerëzit mund të kenë qenë të bllokuar në pjesën e banimit të ndërtesës, midis katit të shtatë dhe të 11-të. /Telegrafi/