Mbi 30 persona raportohet se kanë vdekur dhe shumë janë të zhdukur pas një stuhie shkatërruese që përfshiu Filipinet.
Super Tajfuni Rai u përplas në ishujt juglindorë të vendit, duke rrafshuar shtëpitë dhe duke sjellë erëra prej rreth 195 km/h.
Stuhia më e fortë që ka goditur Filipinet këtë vit ka rrëzuar shtyllat e energjisë, ka shkulur pemët dhe ka lënë tre milionë njerëz pa energji elektrike.
Agjencia e vendit për fatkeqësitë thotë se numri i raportuar i vdekjeve është 31, raporton bbc. Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar në rajonet e shkatërruara.
Ka shqetësime në rritje për ishullin e pushimeve Siargao, ku stuhia – e njohur gjithashtu si Typhoon Odette në Filipine – zbriti për herë të parë në tokë.
Guvernatori i saj tha se ishulli ishte “plotësisht i shkatërruar” dhe kostot e vlerësuara të riparimit do të ishin më shumë se 400 milionë dollarë.
Edhe pse jo aq i fortë sa Super Tajfuni Haiyan i vitit 2013, i cili vrau më shumë se 6,000 njerëz dhe shkatërroi sipërfaqe të mëdha toke në Filipine, Rai befasoi shumë njerëz – duke u forcuar në fuqi të jashtëzakonshme në orët e fundit të afrimit të tij ndaj vendit. /Telegrafi/