Aeroplani i Koresë së Jugut që u përplas në një mur dhe shpërtheu dhe u përfshi nga zjarri transportonte 181 persona, përfshirë pjesëtarë të ekuipazhit.
Deri më tani raportohet se kanë humbur jetën 127 persona, kanë njoftuar ekipet e zjarrfikësve, transmeton Telegrafi.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe shumë policë, ushtarët e zyrtarë të ekipeve tjera emergjente që asistuan në nxjerrjen e pasagjerëve nga rrënojat.
Nuk dihet saktë shkaku që solli këtë përplasje fatale të aeroplanit në një mur, derisa po lëvizte me shpejtësi të madhe.
Pamjet e mediave të atjeshme sjellin momentin e kobshëm, kur fluturakja përfshihet nga zjarri pas përplasjes së fuqishme. /Telegrafi/