Telegrafi

Shkon në 100 numri i të vdekurve pas sulmit në një xhami në Pakistan

Numri i të vdekurve shkaku i një sulmi vetëvrasës gjatë së hënës në një xhami në veriperëndim të Pakistanit u rrit në 100 të martën, thanë zyrtarët.

Sulmi në një xhami sunite ishte një nga më vdekjeprurësit ndaj forcave pakistaneze të sigurisë në vitet e fundit. Zyrtarët aktualë dhe ish-zyrtarët thonë se sulmi reflekton “gabimet në siguri”.

Më shumë se 300 besimtarë po luteshin në xhaminë në qytetin e Peshawarit, ndërsa të tjerë po afroheshin, kur ndodhi shpërthimi të hënën në mëngjes, raporton euronews.

Ekipet e shpëtimit duhej të hiqnin grumbujt e mbeturinave për të arritur tek besimtarët të bllokuar nën rrënoja.

Më shumë trupa u nxorën nga rrënojat e xhamisë gjatë ditës dhe mbrëmjes së kaluar, sipas Mohammad Asim, zëdhënës i spitalit shtetëror në Peshawar. Ai tha se bomba gjithashtu plagosi më shumë se 150 njerëz.

Autoritetet ende nuk kanë përcaktuar saktësisht se kush qëndron pas shpërthimit. /Telegrafi/