Telegrafi

Shkolla e parë virtuale për mësimin e Gjuhës Angleze

 

Është kjo mënyra më e lehtë, ku profesori Qazimi përmes kontributit së tij ndihmon në zhvillimin dhe edukimin e të rinjëve në mësimin e gjuhëve te huaja, në këtë rast të gjuhës angleze. Mundësia për ta mësuar gjuhën angleze është e hapur për të gjitha shtresat shoqërore, duke përfshirë edhe ata që kanë dëshirë të mësojnë, por në pamundësi financiare privon nga kjo mundësi.
Kjo mënyrë e të mësuarit të gjuhës angleze është e përshtatshme edhe për grupet tjera të të interesuarve, disa prej të cilëve nga orari i tejzgjatur i punës nuk kanë kohë që të vijojnë leksionet për mësimin e anglishtes, kanë rastin ta mësojnë gjuhën angleze nga shtëpitë e tyre, duke përdorur të vetmin burim, kompjuterin dhe internetin, ku me një procedurë të lehtë ata do të kenë mundësi të regjistrohen dhe të ndjekin mësimet për ta mësuar gjuhën angleze. Shkolla virtuale nuk përfundon me kaq, sepse të gjithë vijuesit e saj pas çdo moduli të kryer do të testohen. Diskutimet në mes studentëve që janë pjesë e shkollës virtuale, shkëmbimet dhe debatet e hapura, janë pjesë tjetër interesante e shkollës. Në këtë shkollë studentët do të gjejnë edhe biblotekën elektronike me tituj të librave, të cilt janë në formë elektronik.
Mënyra e ligjërimit në këtë shkollë është e dizajnuar në formatin e videove, ku studentët kanë mundësi të dëgjojnë dhe t’i shohin ligjëratat si të ishin në një shkollë reale.

Kjo shkollë në veçanti dallohet edhe për nga hapësira që u dedikohet të gjitha shtresave, duke mos përkufizuar moshë dhe gjini. E mira e kësaj shkolle është se kursi është i hapur 24 orë në ditë.
Platforma e kësaj shkolle për mësimin e gjuhës angleze është e dizajnuar për te gjitha pajisjet kompjuterike, deri në patformën mobile, andaj përparësi e kësaj shkolle është që mundëson ndjekjen e mësimeve nga çdo vend ku ju mund të keni qasje në internet.

Vlen vetëm te shtypni www.teprofiqaza.com
Një shkollë tipike e tillë se shpejti do të lansohet në internet për mësimin e Matematikës nga klasa e gjashtë deri n klasën e 12-të. Kjo shkollë i dedikohet rinisë e cila ofron mundësinë e mësimit të matematikës nga shtëpia, duke mos pasur nevojë që të paguajnë. Të gjithë të interesuarit do të kenë mundësi t’i ndjekin mësimet falas. Kjo shkollë iu mundëson të rinjëve që kohën e shpenzuar nëpër sociale ta kanalizojnë në mësimin e asaj që iu duhet më tepër atyre.