Site icon Telegrafi

Shkolla e mesme profesionale në Vushtrri, pjesë e projektit “Supershkollat e Kosovës”

Ekipi i shkollës së mesme profesionale “Bahri Haxha” në Vushtrri

Shkolla e mesme profesionale “Bahri Haxha”, tashmë është në mesin e tetë shkollave në nivel vendi që është bërë pjesë e projektit “Supershkollat e Kosovës”.

Kështu ka njoftuar kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, shkruan Telegrafi.

Idrizi ka thënë se ky projekt fokusohet në shkëmbimin e përvojave në fushën e arsimit profesional, ku të rinjtë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut mund të mësojnë nga njëri-tjetri.

“Si komunë jemi të përkushtuar për ta mbështetur në vazhdimësi arsimin profesional të të rinjve tanë, si një mënyrë efektive për të lidhur të rinjtë me tregun e punës”, ka thënë Idrizi.

Ai ka përgëzuar drejtorin e shkollës dhe gjithë stafin e kësaj shkolle për këtë sukses. /Telegrafi/

Exit mobile version