Shkodran Mustafi ka zëvendësuar Jerome Boatengun në minutën e 61-të të gjysmëfinales në Euro 2016 ndaj Francës.
Mustafi, pritej që të startonte nga fillimi këtë ndeshje, pas mungesës së Mats Hummelsit, por kështu nuk kishte vendosur Joachim Low.
Mbrojtësi 24-vjeçar u inkuadrua në vend të Boatengut që u detyrua të largohej për shkak të lëndimit.
Kujtojmë se Mustafi ka shënuar gol kundër Ukrainës në takimin e parë të gjermanëve në Euro 2016.