Telegrafi

Shkodran Mustafi gjen golin e parë në La Liga me Levanten, shënon ndaj Real Betisit pas asistimit të Enis Bardhit

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi ka gjetur golin e parë me fanellën e Leventes në La Liga.

Levante është duke e zhvilluar në udhëtim ndeshjen ndaj Real Betisit në kuadër të javës së 15-të në kampionatin elitar spanjoll.

Mysafirët arritën shpejt ta gjejnë golin duke shënuar pas vetëm shtatë minutave për epërsinë 0-1.

Goli i Levantes u shënua nga mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, i cili në verë erdhi si lojtar i lirë.

Ky gol i shënuar me kokë nga Mustafi, u asistua nga një tjetër futbollist shqiptar, Enis Bardhi.

Për Mustafin ky ishte goli i parë këtë sezon me Levanten, ndërsa i shtati në La Liga, pasi 6 kishte shënuar me Valencian. /Telegrafi/