Telegrafi

SHKO DHE KAPE NJË YLL QË BIE

Poezi nga: John Donne
Përktheu: Irena Dono

Shko dhe kape një yll që bie,
Merre me fëmijën një rrënjë kruspullake,
Më thuaj ku janë të gjitha vitet e kaluara,
ose kush bëri gjëra të pamundura,
Më mëso si t’i dëgjoj sirenat që këndojnë,
Ose t’i largoj pickimet e zilisë,
Dhe të gjej
çfarë ere
shërben për të çuar përpara një mendje të ndershme.
Nëse je lindur me sy të çuditshëm,
gjëra të padukshme ke për të parë,
kalëro dhjetë mijë ditë dhe netë,
derisa mosha të t’i bëjë flokët të bardha dëborë,
Dhe kur të kthehesh, më thuaj,
të gjitha mrekullitë e çuditshme që ke parë.
Dhe përbetohu,
që ke parë ku
jeton një grua e vërtetë, dhe e drejtë.
Nëse e gjen një, më thuaj.
Një pelegrinazh i tillë do të ishte i ëmbël.
Por jo, nuk do të shkoja.
edhe pse në derën ngjitur mund të takohemi;
Sado e vërtetë të jetë ajo kur ta takosh,
Dhe në fund, derisa letrën ta shkruash,
ende ajo
e pavërtetë do të jetë,
sa të vete unë, ajo do të ketë shkuar me dy a tre.