Site icon Telegrafi

Shkëputet një copë e madhe nga shkëmbi, përfundon mbi tri varka – humbin jetën gjashtë persona dhe 20 tjerë lëndohen në Brazil

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe nëntë tjerë janë lënduar rëndë, kur një copë e një shkëmbi u shkëput dhe ra mbi varkat në afërsi të një ujëvare në verilindje të Brazilit.

Një copë e shkëmbit u shkëput dhe përfundoi mbi varka, ku si pasojë shkaktoi një “cunami” në liqenin Furnas në shtetin brazilian Minas Gerais, transmeton Telegrafi.

Pamjet amatore të publikuara në rrjetet sociale, shfaqin atë që quhet momenti rrëqethës kur tri varka po kalonin dhe mbi to përfundon një copë e shkëmbit.

Gjithashtu dëgjohen turistët duke bërtitur derisa copa e shkëmbit u shkëput dhe përfundoi mbi ta dhe ujë – duke shkaktuar një “cunami” të vogël në liqen.

Ekipet e zjarrfikësve kanë bërë të ditur se janë vënë në kërkim të 20 personave që janë zhdukur. Nga dy varkat mbi të cilat përfundoi copa e shkëmbit janë shpëtuar 24 persona. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=mW2AVQgSCZQ

 

Exit mobile version