Telegrafi

Shkëndija vazhdon ta mbaj “frontin” në Superligën e Maqedonisë

Xhiroja e 11-të në Superligën e Maqedonisë së Veriut shënoi rikthimin nga pauza dy javore për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese.

Struga Trim Lum dhe Shkupi, ishin dy skuadrat shqiptare që iu gëzuan fitoreve në këtë xhiro, përderisa Shkëndija nuk arriti të fitojë ndaj Brera Strumicës, duke u ndalur me barazim në Tetovë.

Gjithashtu pa fitues u mbyll edhe dueli ndërmjet dy ekipeve shqiptare, Gostivari dhe Voska Sporti.

Edhe përkundër barazimit, Shkëndija vazhdon të mbaj “frontin” në Superligën e Maqedonisë, duke qëndruar e para me 24 pikë të tubuara, ndëra ndjeket nga dy ekipet tjera shqiptare, Shkupi me 22 pikë dhe Struga TL me 21 pikë të grumbulluara, por që këta të fundit kanë edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Pas tre ekipeve shqiptare, vjen Sileksi me 19 pikë, që lë pas vetes Brera Strumicën me 15 pikë dhe Tikveshin me 14-të. Në pozitat shtatë dhe tetë janë Rabotniçki dhe Bregallnica me nga 13 pikë. Tre vendet e parafundit si Makedonija Gjorçe Petrov, Voska Sport dhe Gostivari kanë në konto nga 11 pikë të tubuara deri më tani, përderisa në vendin e fundit është Vardari me vetëm 8 pikë.

Xhiroja e radhës në Superligën e Maqedonisë së Veriut në program është me 29 tetor./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore