Java e tretë e elitës së futbollit në Maqedoninë e Veriut, solli disa rezultatet të pritura, por kishte edhe befasi.
Shkëndija ka shënuar fitore ndaj lideri të deritashëm, Tikvesit, me rezultat 2-1.
Eraldo Çinari dhe Dashmir Elezi i shënuan golat për kuqezinjtë e Tetovës në këtë fitore.
Shkupi nuk arriti të marr më shumë se sa një barazim 1-1 ndaj Sileksit, me golin e vetëm që u shënua nga Michal Pinter.
Klubi tjetër shqiptar Voska Sport ka arritur ta mund Vardarin me rezultat 3-2.
Tre golat u shënuan nga ish sulmuesi i Prishtinës, Alen Jasharovski.
Kampioni aktual Struga do të luajë nesër (e hënë) ndaj Brera Strumnica. /Telegrafi/
Standings provided by Sofascore