Telegrafi

Shkëndija tenton historinë, kërkon përmbysje ndaj Rosenborgut

Shkëndija e Tetovës do të pres sonte gjigantin norvegjez Rosenborgun, në sfidën e kthimit të play-off-it të Ligës së Evropës

Kuqezinjtë do të tentojnë ta shkruajnë historinë në stadiumin “Filipi II”, duke kërkuar të futen për herë të parë në fazën e grupeve.

Shkëndija në ndeshjen e parë ka pësuar humbje me rezultat 3-1, që në dukje të parë nuk të jep shumë shpresa, por me lojën  e treguar në “Lerkendal Stadium”, sidomos në pjesën e dytë atëherë duhet të kërkohet kualifikimi tutje.

Kuqezinjtë e nisën eksperiencën evropiane me eliminatoret e Ligës së Kampionëve, ku arritën deri në turin e tretë dhe u eliminuan nga austriakët e RB Salzburgut, ndërsa më pas vazhduan në Ligën e Evropës.

Trajneri Qatip Osmani e ka grupin e plotë në dispozicion dhe theksoi se skuadra është gati të tentojë mrekullinë në Shkup, për të shkruar historinë dhe për t’u bërë pjesë e grupeve.

Shkëndija për këtë ndeshje pret përkrahje nga tifozët e saj ‘Ballistët’, por edhe shqiptarët kudo që janë.

Ndeshja mes Shkëndijës dhe Rosenborgut fillon orën 20:15./Telegrafi/