Telegrafi

Shkëndija fiton edhe matematikisht titullin kampion në Maqedoni

Ekipi shqiptar nga Tetova, Shkëndija e ka fituar edhe matematikisht titullin kampion në Superligës e Maqedonisë për sezonin 2017/18.

Shkëndija ka fituar në shtëpi ndaj Shkupit me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të.

Golat në këtë fitore të ekipit tetovar u shënuan nga Marjan Radeski (63′) dhe sulmuesi shqiptar, Besart Ibrahimi (83′).

Kjo fitore nuk ka vlejtur vetëm tri pikë për ekipin kuqezi, pasi kjo i ka shpallur edhe matematikisht kampion të Maqedonisë për këtë sezon.

Ky ishte titulli i dytë në histori të klubit shqiptar i themeluar në vitin 1979, ndërsa i pari u fitua gjatë sezonin 2010/11.

Ndryshe, Shkëndija ka dominuar kampionatin të Maqedonisë nga xhiro e parë, ndërsa tani ka plot 75 pikë apo 26 pikë më shumë se vendi i dytë, Vardari.

Këtë sezon Shkëndija u drejtua nga trajneri i njohur shqiptar, Qatip Osmani, ndërsa lojtarët kryesor ishin Ferhan Hasani, Besart Ibrahimi, por edhe tjerë si Visar Musliu e Ardian Cuculi.

Pas shpalljes kampion, pati edhe festime të mëdha të futbollistëve në zhveshtore. /Telegrafi/