Site icon Telegrafi

Shkëndija sërish leksion Vardarit, shënon gjashtë herë në derbi

Shkëndija ka turpëruar Vardarin në ndeshjen e sotme të javës së 24-të, duke e mposhtur midis Shkupit me rezultat 6-1.

Për Shkëndijën shënoi Besart Ibraimi dy gola, ndërsa i njëjti ishte më i merituar edhe për tre gola të tjerë të shënuar duke asistuar te Lupçe Doriev, Rubin Hebaj dhe Dashmir Elezi.

Një gol tjetër në këtë ndeshje për Shkëndijën në pjesën e parë e realizoi Florent Ramadani.

Golin e parë të këtij takimi dhe të vetmin për Vardarin, e realizoi Martin Mircevski.

Njëjtë sikurse Shkëndija, edhe FC Shkupi deri tek fitorja në përballjen me Sileksin , duke fituar me përmbysje 3-1.

Makedonija GJ.P mundi Renovën me shifrat 2-.1, ndërsa Akademia Pandev fitoi minimalisht 1-0 ndaj skuadrës tjetër shqiptare Struga Trim Lum.

Shkëndija mbetet lider me 53 pikë, i ndjekur nga Shkupi me 46 pikë. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore
Exit mobile version