Skuadra e vetme shqiptare në garat evropiane ka mbetur Shkëndija e Tetovës.
Kampionët e Maqedonisë do ta luajnë ndeshjen e kthimit ndaj gjigantit norvegjez, Rosenborg.
Ndeshja e parë foli në të mirë të norvegjezëve të cilët fituan me rezultat 3-1.
Tani skuadra kuq e zi do të ketë një punë të vështirë por jo të pamundur për ta rikthyer rezultatin.
Fitorja 2-0 do t’i mjaftonte tetovarëve për t’i siguruar grupet e Ligës së Evropës.
Tanimë dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare të kësaj ndeshje që zhvillohet nga ora 20:15 në Philipp II Arena në Shkup.
Formacionet zyrtare:
Shkëndija: Zahov, Murati, Bejtulai, Musliu, Mici, Alimi, Totre, Junior, Emini, Nafiu, Ibraimi.
Rosenborg: Hansen, Hedenstad, Hovland, Reginiussen, Meling, Konradsen, Lundemo, Jensen, Levi, Jebali, Bendtner. /Telegrafi/