Shkëndija rikthen në formë huazimi nga Dinamo Kievi, futbollistin Reshat Ramadanin.
Njoftimin për të njejtën e ka bërë klubi tetovar përmes faqes zyrtare të tyre.
Reshat Ramadani, i cili u transferua nga Shkëndija në Ukrainë një vit më parë, ka treguar një zhvillim të vazhdueshëm si një lojtar i talentuar dhe me potencial të lartë.
Pas ndeshjes kontrolluese në Antalia, në të cilën Shkëndija u përballë me Dinamo Kievin (1:1) të premten e kaluar, ka ardhur deri te akordi për një kthim të tij te klub i kuqezi, përmes formulës së huazimit deri në fund të sezonit 2023/2024./Telegrafi/