Telegrafi

Shkëndija pëson humbje në shtëpi nga Mura në Ligën e Kampionëve

Shkëndija ka pësuar humbje nga kampioni i Sllovenisë, Mura, me rezultat 1-0.

Tetovarët kanë humbur në shtëpi, duke ia vështirësuar vetës kalimin në fazën tjetër edhe pse llogariteshin favorit.

Rastin e parë në ndeshje e kishte Besar Ibrahimi që në start, por nuk ia arriti qëllimit.

Në minutën e 29-të, Mura gjeti golin me Luka Bobicanec që mposhti Kostadin Zahovin për 1-0.

Në kohën shtesë të pjesës së parë Shkëndija kishte rast ideal të barazonte ndeshjen, por goditja nga pika e bardhë e Besar Ibrahimit shkoi jashtë.

Në pjesën e dytë edhe pse të dy skuadrat kishin raste, nuk u gjet goli, duke bërë që gjithçka të vendoset në ndeshjen kthyese. /Telegrafi/