Site icon Telegrafi

Shkëndija përforcon mbrojtjen me Stefan Kocevin

Shkëndija e Tetovës ka angazhuar Stefan Kocevin për të përforcuar repartin e mbrojtjes. 29 vjeçari me kuqezinjtë ka firmosur kontratë për 1 vit e gjysmë.

Kocev transferohet në Tetovë pas një eksperience shumë pozitive në Kazakistan, derisa është shquar në klube të ndryshme në vendin tonë dhe rajonin përreth.

“Ndjehem shumë bukur që firmos me një prej klubeve më të mira në Maqedoni. Gjithsesi se do të luftojmë për të dalë kampionë. E dimë se Shkëndija ka numër të madh të publikut, e cila është lojtari i 12-të në çdo ndeshje. Unë gjithmonë jap maksimumin tim dhe premtoj se në çdo ndeshje do të lë zemrën në terren“, tha Kocev, pasi u prezantua te Shkëndija. /Telegrafi/ 

Exit mobile version