Shkëndija është kualifikuar në rrethin e dytë të Ligës së Evropës.
Skuadra kuqezi nga Tetova, pas fitores 2-0 në shtëpi ndaj polakëve të Cracovias, arriti t’i mposhtë ata edhe si mysafire dhe atë me rezultat 2-1.
Besart Ibraimi ishte golashënuesi i parë i ndeshjes në minutën 13’, ndërsa goli i fitores erdhi vetëm në minutat shtesë, nga Ferhan Hasani.
Përveç Shkëndijës, kualifikimin në rrethin e dytë e ka siguruar edhe skuadra e Kukësit.