Telegrafi

Shkëndija nesër sfidon historinë

Shkëndija e Tetovës nesër përballet me skuadrën belge, Gent në kuadër të xhiros së tretë kualifikuese për Ligën e Evropës.

Për të mbërritur deri këtu, Shkëndija kaloi ekipet e njohura, të tilla si, çekja Mllada Bolesllav, Neftçin nga Azerbeijxhani dhe Cracovia nga Polonia.

Telegrafi është pjesë e një delegacioni të ekipit të Shkëndijës dhe do t’iu informojë në kohë për gjithçka lidhur me këtë lojë, e cila fillon nesër nga ora 20:30 në ”Ghelamco Arena”.

Sonte rreth orës 20:30 priten të dalin përfaqësuesit e ekipeve Gent dhe Shkëndija në një konferencë për shtyp, të cilën Telegrafi do t’ia transmetoj LIVE.

Kujtojmë se Shkëndija është edhe fituese e Kupës së Maqedonisë për vitin e kaluar ndërsa sivjet si prioritet e kanë triumfin në Ligën e parë të Maqedonisë. /Telegrafi/