Shkëndija ka mësuar kundërshtarin e parë në raundin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve.
Bëhet fjalë për kampionin e Uellsit, The New Saints.
Klubi uellsian është themeluar në vitin 1959 dhe ka fituar kampionatin e Uellsit 12-të herë, përfshi shtatë sezonet e fundit të njëpasnjëshme.
Kjo nënkupton se rregullisht janë pjesë kupave evropiane, ku në total numërojnë 50-të ndeshje, prej të cilave 30-të në eliminatoret e Ligës së Kampionëve.
Nëse UEFA nuk sjell ndryshime plotësuese, shorti përcaktoi Shkëndijën vendase në ndeshjen e parë që do të luhet më 10 ose 11 korrik.
Ndërsa takimi i kthimit në Wels do të zhvillohet më 17 ose 18 korrik.
Nuk duhet harruar se Shkëndija ishte kampion i sezonës së fundit në Maqedoni, duke mos pasur konkurrencë për asnjë moment. /Telegrafi/