Telegrafi

Shkëndija ndalet nga Bregallnica, Struga Trim Lum vazhdon kryesimin e tabelës

Këtë fundjavë u zhvillua xhiroja e 21-të e Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, në të cilën Shkupi barazoi me Akademija Pandevin, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Të shtunën u zhvilluan dy ndeshje, ku Shkupi barazoi 3-3  me Akademija Pandevin. Për Shkupin golat u shënuan nga Cefas, Danfa dhe Hamidi, ndërsa për miqtë shënuan Kërstevski, Rufati dhe Trajkov.

Ndeshja e dytë e cila u zhvillua ditën e shtunë Rabotniçki mundi Skopjen me rezultat 4-0

Të dielën ndeshja Shkëndija-Bregallnica përfundoi 0-0, ndërsa Pobeda u mund nga Sileksi 1-4. Makedonija GjP mundi Tikveshin 3-0.

Këtë fundjavë Struga Trim Lum ishte e lirë.

Struga Trim Lum vazhdon të kryesojë tabelën me 39 pikë, ndjekur nga Shkupi me 38 pikë, ndërsa Shkëndija dhe Sileksi kanë nga 32 pikë./Telegrafi/