Telegrafi

Shkëndija ndalet me barazim nga Bregallnica në Shtip

Shkëndija e Tetovës nuk ka arritur të fitoj në Shtip, pasi u ndal nga Bregallnica me barazim 2:2 në ndeshjen hapëse të xhiros së 15-të në Superligën e Maqedonisë së Veriut.

Kuqezinjtë fillimisht zhbllokuan shifrat e takimit në minutën 22-të me Dashmir Elezin që çoi në epërsi Shkëndijën, me të cilat shifra 0:1 u mbyll edhe pjesa e parë.

Në fraksionin e dytë, Bregallnica me Velkoskin barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 54-t. Ndërkohë në të 68-të djemt e trajnerit Ardian Nuhiu shkuan sërish në avantazh me golin e Aganspahiçit.

Në minutën e 73-të, vendasit mbetën edhe me një lojtar më pak në fushë, pasi me karton të kuq nga loja u përjashtua Robakidze.

Kur u mendua që tri pikët do të shkojnë në konton e Shkëndijës, katër minuta para fundit u shfaq në skenë Gjorgjiev që barazoi rezultatin në 2:2.

Xhiroja e 15-të vazhdon nesër në program me pesë ndeshje tjera që do të luhen nga ora 13:00. /Telegrafi/