Shkëndjja e Tetovës ka ndërprerë bashkëpunimin me portierin legjendar, Kostadin Zahov.
Kuqezinjtë përmes një komunikate kanë njoftuar ndarjen me Zahovin pas tetë viteveve bashkëpunim dhe e kanë falemenderuar gardianin për bashkëpunimin e suksesshëm, derisa i urojnë fat në vazhdim.
“KF Shkëndija njofton zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me portierin Kostadin Zahov pas gati 9 sezoneve të përbashkëta. Me një kontribut të shquar dhe arritje të shumta, Shkëndija falënderon portierin për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kohës së bashkëpunimit”, thuhet mes tjerash në komunikatën e Shkëndijës.
Zahov te Shkëndija u transferua në janarin e vitit 2015 dhe për pak më pak se një dekadë shndërrohet në një nga pikat kyçe të ekipit kuqezi në epokën më të suksesshmë në histori.
Tre tituj kampion, 2 Kupa, paraqitje të shkëlqyeshme në Evropë dhe gëzime të pafundta në 237 paraqitje zyrtare, në të cilat regjistroi 115 ndeshje pa pranuar gol.
Nga tabori tetovar kanë njoftuar se vendin e Zahovit në kompletimin e treshes së portierëve, kryesia kuqezi e plotëson me Astrit Amzain. /Telegrafi/