Këtë fundjavë u zhvilluan ndeshjet e xhiros së 28-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Të shtunën u luajt vetëm një ndeshje ajo në mes Bregallnicës dhe Shkëndijës. Në këtë ndeshje Shkëndija arriti të fitoj me rezultat 1-0 me golin e shënuar në minutën e 65-të nga K. Cake.
Në ndeshjet e sotme Shkupi si mysafir barazoi Tikveshin me rezultat 0-0.
Në ndeshjet tjera u shënuar këto rezultate:
Skopje-Ak. Pandevi 1-1
Sileksi-Makedonija GjP 1-0
Pobeda-Rabotniçki 0-1.
Struga Trim Lum këtë fundjavë ishte i lirë.
Struga vazhdon të kryesojë tabelën me 53 pikë, ndjekur nga Shkëndija me 50 pikë dhe Shkupi me 46 pikë./Telegrafi/