Site icon Telegrafi

Shkëndija mposhti Vardarin në Shkup, fitojnë edhe kampionët ndaj Sileksit

Shkëndija ka fituar duelin ndaj Vardarit në Shkup, përderisa Struga Trim Lum në shtëpi triumfoi ndaj Sileksit të Kratovë në dy ndeshjet e zhvilluara sot në kuadër të xhiros së 10-të në Superligën e Maqedonisë së Veriut në futboll.

Skuadra tetovare doli dominuese në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari të Shkupit, duke e mposhtur Vardarin me rezultat 2-0.

Realizimi i parë i kuqezinjëve ishte perlë në vetë, kur në minutën e 65-të, Maksimov shënoi nga distanca, duke lënë të “shtangur” portierin e vendasve, Gaçevskin.

Fitoren për Shkëndijën e vulosi sulmuesi boshnjak, Aganspahiç që realizoi golin e dytë në minutat shtesë.

Ndërkohë, Struga Trim Lum në shtëpi mori fitore të lehtë ndaj Sileksit me rezultat 2-0, duke triumfuar me dy golat e Marjan Radeskit, që realizoi nga një gol në secilën pjesë.

Radeski golin e parë e gjeti në minutën e 18-të, pasi mori një asist nga kapiteni Shabani, përderisa të dytin e realizoi në minutën e 69-të të sfidës për tri pikë të Strugës nga ky duel.

Me këto dy ndeshjet mbyllet xhiroja e 10-të në Superligën e Maqedonisë, ndërsa kampionati shkon në pauzë për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare dhe rikthehet me 22 tetor me ndeshjet e xhiros së 11-të në program./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Exit mobile version