Skuadra shqiptare nga Tetova, Shkëndija ka arritur të fitojë edhe ndeshje e tretë para-kualifikuese për grupet e Ligës së Evropës, pasi kanë mposhtur Trakain me rezultat 3-0 në ndeshjen kthyese, apo me rezultat përfundimtar 4-2.
Shkëndija ka arritur të rikthej rezultatin në ndeshjen kthyese, pasi pas humbjes 2-1 në Lituani, kanë fituar me rezultat të pastër 3-0.
Ndeshja e luajtur në Tetovë ka treguar forcën e vërtetë të Shkëndijës që arritën të përfundojnë më shumë së gjysmën e punës në pjesën e parë.
Goli i parë erdhi në minutën e 29 nga sulmuesi Besart Ibrahimi, i cili shënoi një gol të bukur nga një goditje e saktë prej një distance prej 25 metrave.
Në minutën e 42 erdhi radha e Ferhan Hasanit, i cili shënoi një supergol nga goditja e dënimit duke e quar skuadrën e tij në epërsi 2-0 në pushimin mes dy pjesëve.
Në pjesën e dytë, tetovarët dominuan gjithashtu lojën, por goli i sigurisë dhe fitoren përfundimtare erdhi në minutën e 88, ku Hasani shënoi golin e dytë personal nga afërsia.
Pas kësaj fitore 3-0, Shkëndija është vetëm edhe një ndeshje larg historisë, kualifikimit në grupet e Ligës së Evropës. /Telegrafi/