Telegrafi

Shkëndija me fitore bindëse ndaj Araratit, me një këmbë në raundin tjetër

Shkëndija e ka nisur me këmbën e mbarë aventurën evropiane në Ligën e Konferencës, duke fituar ndeshjen e parë me rezultat 2-0 ndaj armenëve të Ararat.

Tetovarët nuk e vunë në asnjë moment në diskutim fitoren.

Kuqezinjtë arritën që të gjenin golin e parë në minutën e 21-të me anë të Adenis Shalës.

 

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë me Valmir Nafiu që dhuroi spektakël me një gol mjaft të bukur nga distanca.

Pjesa e dytë kishte të njëjtën fytyrë si e para, me Shkëndijën që sulmonte dhe krijonte më shumë, ndërsa Ararat që te tentonte të shfrytëzonte ndonjë hapësirë.

Pas një jave kuqezinjtë do të kenë një avantazh të konsiderueshëm e në Yerevan të Armenisë do të kërkojnë që të marrin kualifikimin për në raundin e dytë./Telegrafi/